Arrestohet një person i kërkuar në Ferizaj

Arrestohet një person i kërkuar në Ferizaj

Sot pasdite në fshatin Greme të Ferizajt policët  kanë arrestuar personin e kërkuar me urdhëresë të gjykatës F.R (M/K) i moshës 26 vjeçar.


“Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’Vjedhje e rëndë’’ me dënim burgimi prej 1 vit e 6 muaj. Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje  të dënimit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës.

Lexo edhe

Video