Arrestohet një person i kërkuar në Ferizaj
Siguri
Lexohet për: 1 min.
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Policia e Kosovës në Ferizaj ka arrestuar një person që ishte në kërkim për shkak të posedimit dhe shpërndarjes së paautorizuar të narkotikëve.

Arrestimi ka ndodhur në orën 06:00 të mëngjesit, në shtëpinë e të dyshuarit 25 vjeçar, në Gërlic të Ferizajt.

“Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge ’’  me dënim burgimi prej  dy ( 2 ) viteve. Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024