Arrestohet një person i kërkuar në Ferizaj

Arrestohet një person i kërkuar në Ferizaj

Sot rreth orës 08:40 policët e stacionit në Ferizaj saktësisht në fshatin Komogllavë  kanë arrestuar një person të kërkuar me inicialet V.D (M/K) i moshës 29 vjeçar.

Ai po kërkohej për veprën penale ‘’Mosdhënia e ndihmës’ me dënim burgimi prej dy muajve.


Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

“Policët e stacionit në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot në orën 08:40 në fshatin Komogllavë të Ferizajt kanë arrestuar personin e kërkuar me inicialet V.D (M/K) i moshës 29 vjeçar. Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’ Mosdhënia e ndihmës’ me dënim burgimi prej dy ( 2 ) muajve. Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit. Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës”, njofton policia.

Lexo edhe

Video