Arrestohet një person i kërkuar në Ferizaj

Arrestohet një person i kërkuar në Ferizaj

Policët në Ferizaj, kanë arrestuar një person të kërkuar.

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’ Keqpërdorimi seksual i personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjeçare’’ me dënim burgimi prej tri viteve.


Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

“Policët e stacionit në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot në orën 09:30 në Ferizaj kanë arrestuar personin e kërkuar me inicialet I.L (M/K) i moshës 30 vjeçar. Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’

Keqpërdorimi seksual i personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjeçare’’  me dënim burgimi prej tri ( 3 ) viteve. Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit. Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës”, njofton policia.

Lexo edhe

Video