Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Arrestohet një person i dyshuar për vjedhje të veturës

Arrestohet një person i dyshuar për vjedhje të veturës

Njësitet policore në kuadër Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë, gjatë natës së datës 24 shkurt 2021, kanë identifikuar dhe arrestuar një person të dyshuar për vjedhje të veturës.

Policia  gjatë ndaljes dhe kontrollit të detajuar kanë vërejtur se i dyshuari drejtuesi veturës nuk posedonte autorizim përkatës për drejtim të veturës.


Mbi dyshime të arsyeshme dhe verifikimit  të mëtejmë ka rezultuar se vetura me targa vendore të cilën e drejtonte i dyshuari ishte raportuar e vjedhur  gjatë natës në Stacionin Policor në Pejë.

Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprime policore është arrestuar i dyshuari si dhe është sekuestruar vetura e vjedhur, ndërkohë që për veprime të mëtejme hetimore rasti iu është proceduar hetuesve policor në Pejë.

Lexo edhe

Video

error: