Arrestohet një person i dyshuar për grabitje

Arrestohet një person i dyshuar për grabitje

Policia e Kosovës ka arrestuar sot një person nën dyshimet se ka kryer grabitje në marketin e njërës nga pompat e benzinës në Mitrovicë.

Grabitja ishte kryer nga një person i  maskuar me maskën antiCOVID dhe doreza, nën kërcënim të armës, ku nga arka ka grabit një shumë të hollash prej 200 euro, dhe ka ikur në këmbë në drejtim të panjohur.


Njësitet policore në Mitrovicë, në mbështetje të Njësisë për Reagim të Shpejtë dhe hetimeve rajonale, kanë arritur ta identifikojnë dhe ta lokalizojnë të dyshuarin, dhe me urdhër të gjyqtarit të Procedurës paraprake, të dyshuarit i është kontrolluar shtëpia, dhe njëkohësisht është arritur të arrestohet personi i dyshuar B.B., 39-vjeçar, shtetas i Kosovës, për veprën penale grabitje.

Në cilësi të provave materiale tek i dyshuarit, janë gjetur dhe janë konfiskuar tri armë lodër, ku njëra prej tyre është përdorur për të kryer grabitjen.

Të dyshuarit pas procedurave intervistuese me aktvendim të prokurorit të rastit i është caktuar masa e ndalimit policor, dhe ndaj tij është iniciuar rasti “Grabitje”.

Lexo edhe

Video