Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Arrestohet një person i dyshuar për disa vjedhje

Arrestohet një person i dyshuar për disa vjedhje

Sot në lagjen Emshir, në Prishtinë, hetuesit policor  të stacionit Policor të Fushë Kosovës, të cilët (me rroba  civile) janë të përfshirë në Planin Operetiv për Parandalimin dhe Zbulimin e vjedhjeve, kanë arrestuar një person të dyshuar për disa raste të  vjedhjeve.


“Bazuar në hetimet e deritanishme, personi i dyshuar, vjedhjet dyshohet t’i ketë kryer në lokacione dhe periudha të ndryshme kohore. Ndaj personit të dyshuar: J.K . mashkull, 36 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës”, në koordinim me prokurorin e shtetit, hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me disa raste të vjedhjeve ku i arrestuari, dyshohet të jetë i përfshirë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndërkohë që i dyshuari ( i dënuar me tri vite burg) është dërguar për vuajtje të dënimit, pasi që kërkohej me urdhëresë të gjykatës.

Lexo edhe

Video

error: