Arrestohet një person i cili përvetësoi një sasi të barnave
Siguri
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Hetuesit në Prishtinë kanë arrestuar një person të dyshuar për veprën penale keqpërdorim i besimit, rast i cili sot është paraqitur nga ankuesi.

Dyshohet se që nga shtatori i vitit 2022, ky person ka keqpërdorur besimin, ka përvetësuar një sasi të barnave të cilat më pas i ka shitur te një person tjetër  (vlera e përafërt e dëmit të shkaktuar është rreth 50000 euro). Personi i dyshuar është V, V, mashkull 41 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

“Hetuesit nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme të rajonit të Prishtinës, sot kanë arrestuar një person të dyshuar për veprën penale keqpërdorim i besimit, rast i cili sot është paraqitur nga ankuesi.

Mbështetur në rezultatet e para të hetimit, policia ka ngritur dyshimin e bazuar se i njejti dyshohet se që nga shtatori i vitit 2022, duke keqëpërdorë besimin, ka përvetësuar një sasi të barnave të cilat më pas i ka shitur te një person tjetër  (vlera e përafërt e dëmit të shkaktuar është rreth 50000 euro).

Personi i dyshuar:

- V, V, mashkull 41 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

me vendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, ndërkohë që policia është në kërkim të personit tjetër qe mund të jetë i përfshirë në këtë rast”, thuhet në njoftimin e policisë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024