Arrestohet një i dyshuar për tentim vrasje në Prishtinë

Arrestohet një i dyshuar për tentim vrasje në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar për vrasje në tentativë në Prishtinë.

Sipas njoftimit të Policisë, rasti kishte ndodhur më 13 shtator të këtij viti, ndërsa arrestimi është bërë të enjten më 15 shtator.


Në këtë rast, një person kishte shtënë me armë zjarri, i cili më pas është thënë se është në kërkim policor.

Rasti është inicuar si vrasje në tentative.

“Prishtinë 13.09.2022 – 03:01. Më 15.09.2022 lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lexo edhe

Video