Arrestohet një i dyshuar për rastin vrasje në tentativë

Arrestohet një i dyshuar për rastin vrasje në tentativë

Policia e Kosovës ka ndaluar sot për 48 orë personin me inicialet B. H. (25), shtetas kosovar, nën dyshimet se ka kryer veprën vrasje në tentativë.

Më datë 21.01.2022, rreth orës 16:45, është raportuar se në rrugën “Ali Sokoli ” në Prishtinë, nga të shtënat me armë zjarri ka mbetur i plagosur një person.


Menjëherë pas raportimit policia ka filluar trajtimin e informacioneve si dhe ka ndërmarrë verimet e nevojshme operativo-hetimore në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë karakterizuar rastin.

Policia ka sekuestruar edhe armën e cila dyshohet të jetë përdorur në rastin në fjalë – një revole e tipit ZORAKI, të cilën i dyshuari e kishte fshehur pas ngjarjes në një lokacion tjetër.

Rasti procedohet më tej nën dyshimet për vrasje në tentativë.

Lexo edhe

Video