Arrestohet një i dyshuar për mbajtje të paautorizuar të armëve në Gjakovë

Arrestohet një i dyshuar për mbajtje të paautorizuar të armëve në Gjakovë

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, përkatësisht Sektori Rajonal i Hetimeve, në zbatim të urdhër kontrollit të lëshuar nga Gjykata, ka kryer sot një kontroll në vendbanimin e të dyshuarit në fshatin Rogovë-Gjakovë.


Gjatë kontrollit në shtëpinë dhe objektet tjera përcjellëse, janë gjetur dhe sekuestruar si prova materiale një pistoletë e llojit EKOL, tre karikatorë, 22 copë fishekë dhe një thikë.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, ndaj të dyshuarit B. B. (73), shtetas i Kosovës, është iniciuar rast “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt.

Lexo edhe

Video