Arrestohet një i dyshuar pasi i kërkoi ortakut të biznesit t’ia kthente 15 mijë euro

Arrestohet një i dyshuar pasi i kërkoi ortakut të biznesit t’ia kthente 15 mijë euro

Një person është arrestuar dje në Prishtinë, pasi dyshohet se ditë më parë ka kanosur një qytetar se, duhet t’ia paguajë 15,000 euro.

Në raportin e policisë thuhet se i dyshuari paratë i ka kërkuar pasi që kishin dështuar nga një biznes i përbashkët.


Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të të cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Rasti është inicuar si detyrim.

“Prishtinë 18.05.2022 – 15:30. Me datë 27.09.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kanosur viktimën mashkull kosovar se duhet t’ia paguaj 15.000 (pesëmbëdhjetë mijë) €. I dyshuari parat i ka kërkuar pasi që kishin dështuar nga një biznes i përbashkët. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton policia.

Lexo edhe

Video