Arrestohet një 32 vjeçar për sulm ndaj personit zyrtar

Arrestohet një 32 vjeçar për sulm ndaj personit zyrtar

Një 32 vjeçar u arrestua sot në Fushë Kosovë për sulm ndaj personit zyrtar.

Policia informoi se lidhur me rastin u sekuestrua një revole, që i dyshuari ka poseduar me vete në rastin e sulmit si dhe ka ekspozuar atë.


“Sot u realizua një operacion në “Fushë Kosovë” me ç’ rast policia arrestoi të dyshuarin; -S. M, mashkull 32 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, për të cilin dyshohet me bazë të jetë përfshirë në rastin e sulmit ndaj personit zyrtar të ndodhur më datë 30.11.2022, rreth orës 22:45 në fshatin Sllatinë të komunës së Fushë Kosovës. Arrestimi i të dyshuarit erdhi si produkt i progresit hetimor të rastit në fjalë ku hetuesit policor duke trajtuar me përkushtim të thellë të gjitha elementet e rastit, kanë arritur të identifikojnë të dyshuarin si dhe të lokalizojnë vendndodhjen e tij.”, bëri të ditur Policia.

I dyshuari, pas arrestimit, me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, u dërgua në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh.

Ndaj 32 vjeçarit u iniciua hetim në drejtim të veprave penale “Sulm ndaj personit zyrtar” si dhe “Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”.

Lexo edhe

Video