Arrestohet një 25 vjeçar në Rahovec

Arrestohet një 25 vjeçar në Rahovec

Një 25 vjeçar u arrestua sot në Rahovec.

Policia informoi se i riu u dërgua në vuajtje të dënimit prej dy vitesh burgim, i kërkuar me urdhërarrest të lëshuar nga gjykata.


“Stacioni Policor në Rahovec me datën 22.11.2022 pas mbledhjes së informatave inteligjente lidhur me vendndodhjen e personit A. M., i lindur në vitin 1997, është arritur të bëhet arrestimi i tij bazuar në Urdhërarrestin e lëshuar nga Gjykata për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve“ i dënuar me burgim në kohëzgjatje prej dy (2) viteve si dhe me dënim me gjobë 1000 €. I dënuari është dërguar në vuajtje të dënimit në qendrën e paraburgimit në Prishtinë.”, bëri të ditur Policia.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, siç u shtua, mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saj në interes të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike, parandalimit të rasteve kriminale dhe arrestimin dhe sjelljen para organeve të drejtësisë të personave të dyshuar./KosovaPress

Lexo edhe

Video