Arrestohet njё person i dyshuar për vrasje në tentativë

Arrestohet njё person i dyshuar për vrasje  në tentativë

Dy të mitur rrihen mes vete, deri sa viktima ishte duke qëndruar nё njё lokal afёr shtёpisё se tij, i dyshuari ka ardhur dhe fillimisht e ka provokuar e mё pas e ka grushtuar dhe në njё moment ka filluar ta godas me mjet tё mprehtë. I dyshuari ёshtё larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim tё panjohur.


“Më datë 08 gusht 2022 rreth orës 14:40, Policia është informuar për njё  rrahje nё fshatin Shaptej –Deçan. Policia menjëherë ka dalë në vendngjarje, aty është informuar se dy (2) persona nga i njëjti fshat (tё mitur), janë rrahur mes veti, dhe si pasojë e rrahjes njëri ёshtё dërguar nё emergjencë për tretman mjekësor. Sipas viktimёs deri sa ishte duke qëndruar nё njё lokal afёr shtёpisё se tij, i dyshuari ka ardhur dhe fillimisht e ka provokuar e mё pas e ka grushtuar dhe ne njё moment ka filluar ta godas me mjet tё mprehtë (brisk) viktimën. I dyshuari ёshtё larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim tё panjohur. Pas njё pune operativo-hetimore, ёshtё arrestuar i dyshuari, i njëjti pas intervistimit me vendim tё Prokurorit tё shtetit ndalohet pёr 24 orё”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lexo edhe

Video