Arrestohet njё person i dyshuar për tentim-vrasje në Pejë

Arrestohet njё person i dyshuar për tentim-vrasje në Pejë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Lutogllavё të Pejёs nën dyshimet për tentim-vrasje.

Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:50, kur njё person ёshtё plagosur nga arma e zjarrit, i cili është transferuar nё Spitalin Rajonal nё Pejё, dhe mё pas pёr shkak tё natyrёs sё lëndimeve i njёjti ёshtё dёrguar nё QKUK pёr trajtim tё mëtutjeshëm mjekёsor.


I dyshuari ёshtё larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim tё panjohur. Njёsitet relevante kanё shkuar te shtёpia e të dyshuarit, ku kanё kryer njё kontroll-bastisje, gjatë së cilës janë gjetur dhe sekuestruar njё armё AK 47, një pistoletë kalibri 7.65mm, njё fishek dhe njё gёzhojё e sё njёjtёs armë, me tё cilёn dyshohet se ёshtё kryer vepra penale.

I dyshuari pas intervistimit me vendim tё Prokurorit tё shtetit ndalohet pёr 24 orё.

Lexo edhe

Video