Arrestohet nënshtetasi holandez pasi sulmoi policët

Arrestohet nënshtetasi holandez pasi sulmoi policët

Është arrestuar në Malishevë një person me nënshtetësi holandeze. Sipas policisë ai kishte urdhër arrest, por se gjatë arrestimit i njëjti ka sulmuar zyrtarët policorë.


Rasti është cilësuar si sulm ndaj personit zyrtar dhe policët kanë marrë tretman mjekësor.

“Rr. Skenderbeu, Malishevë 11.08.2022-16:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull me shtetësi Holandeze pasi ai kishte urdhër arrest nga gjykata, gjatë arrestimit i dyshuari ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë të cilët kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Lexo edhe

Video