Arrestohet me urdhër të Speciales ish-luftëtari i UÇK-së, Dritan Goxhaj

Arrestohet me urdhër të Speciales ish-luftëtari i UÇK-së, Dritan Goxhaj

Gjykata Speciale ka njoftuar se është arrestuar ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Dritan Goxhaj. Sipas Speciales ai është arrestuar nga autoritetet e Shqipërisë, në Tiranë.


Në njoftim thuhet se “DHSK-ja kërkoi bashkëpunimin dhe ndihmën e autoriteteve shqiptare për arrestimin e z. Goxhaj dhe dorëzimin e tij në DHSK, mbi bazën e fletarrestimit të lëshuar nga një gjykatës i DHSK-së në lidhje me vepra penale kundër administrimit të drejtësisë që përfshijnë frikësim dhe pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave të tyre zyrtare”.

Sipas komunikatës së Gjykatës Speciale, ai do të mbahet i paraburgosur në Shqipëri në pritje të vendimit të autoriteteve shqiptare lidhur me transferimin e tij në objektin e paraburgimit në Hagë.

Lexo edhe

Video