Arrestohet kryeshefi i Komisionit të Pavarur për Media

Arrestohet kryeshefi i Komisionit të Pavarur për Media

Kryeshefi i Komisionit të Pavarur për Media, Luan Latifi, është arrestuar sot nga Policia e Kosovës nën dyshimin për ryshfet.


Në njoftimin për media thuhet se arrestimi ka ardhur pas pranimit të informatës për keqpërdorime dhe marrje të ryshfetit nga zyrtarë të KPM-së dhe ndërmarrjes së veprimeve hetimore të nevojshme në konsultim me prokurorin e shtetit.

Luan Latifi është intervistuar në cilësinë e personit të dyshuar në prezencën e avokatit mbrojtës dhe pas argumentimit të ndërlidhjes, është vlerësuar dyshimi i bazuar se, si person me përgjegjësi ekzekutive në KPM, ka qenë në dijeni të qartë për kushtëzimet. 

Latifi, i cili ishte emëruar në këtë post në gusht 2019, dyshohet se ka kryer veprën penale marrja e ryshfetit në bashkëkryerje me të dyshuarin tjetër Arben Bilalli, drejtor i Administratës dhe Financave në KPM, i arrestuar më 29.06.2021 nga Policia e Kosovës, dhe veprën penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar, pasi të njëjtit dyshohet se nuk kanë përmbushur detyrën e tyre zyrtare me këtë rast duke keqpërdor pozitën apo autoritetin zyrtar kanë përfituar në mënyrë të kundërligjshme.

I dyshuari Luan Latifi me aktvendim të prokurorit të shtetit është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, ndërkohë që ndaj të dyshuarit Arben Bilalli, prokurori i çështjes ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në gjykatën kompetente.​

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.