Arrestohet i shumëkërkuari në Klinë, merrej me drogë

Arrestohet i shumëkërkuari në Klinë, merrej me drogë

Rreth orës 06:05  minuta  zyrtarët policorë nga Stacioni Policor Klinë,  të mbështetur nga NJRSH – DRP-Pejë, kanë vepruar sipas Planit Operativ me ç’rast  kanë arrestuar personin e kërkuar  A. I. B.  nga fshati Zabergjë – Klinë, i cili kërkohej sipas Urdhëresës së Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda, Urdhëresa PNKR. nr. 42/16. për Vepër Penale “ Blerje, posedim, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave  psikotrope dhe analoge”.


I njëjti është dërguar në Prokurorin e Krimeve të Rënda në Prishtinë, pas dëgjimit nga Prokurori i çështjes, më pastaj është dërguar pran Gjyqtarit të Procedurës Paraprake nga i cili i është shqiptuar masa e paraburgimit prej Tridhjetë (30) ditë.

I dyshimti ishte në kërkim që nga viti 2016.

Lexo edhe

1 Comment

Comments are closed.

error: