Arrestohet i larguari nga Qendra Korrektuese në Smrekonicë

Arrestohet i larguari nga Qendra Korrektuese në Smrekonicë

Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se sot gjatë ditës, i burgosuri, V.K, i cili më 26.09.2019 ishte larguar nga Qendra Korrektuese Smrekonicë (Institucion i tipit të hapur),  është arrestuar nga policia.

V. K , ishte i dënuar me një vit  e dy muaj burgim për veprën penale; Vjedhje Pylli.


I njëjtit pas arrestimit nga policia e Kosovës është dorëzuar tek autoritetet e SHKK-së në Qendrën Korrektuese Dubravë për të vazhduar mbajtjen e dënimit.

Sipas Planit Operativ “Coronavirus”, i njëjti fillimisht do t`i nënshtrohet kontrolleve mjekësore, pastaj fazës katërmbëdhjetë ditore të karantimit, për të vazhduar tutje me vendosjen e rregullt.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: