Arrestohet i kërkuari në Fier, akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë dhe rrëmbim

Arrestohet i kërkuari në Fier, akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë dhe rrëmbim

Policia në Fier ka arrestuar një person i cili kërkohej për veprat penale “Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.


I arrestuari V. S. Së bashku me 5 persona të tjerë, më 17 gusht 2020 tentuan të rrëmbejnë me forcë dhe më pas qëlluan me armë zjarri shtetasin K. S., i cili mbeti i plagosur.

Gjykata e Shkallës së Parë Fier, me vendimin e datës 03.09.2020, ka vendosur për këtë shtetas masën e sigurimit “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasje me paramendim” e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”./A2

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: