Arrestohet i dyshuari për vrasjen e babait dhe vëllait në veri

Arrestohet i dyshuari për vrasjen e babait dhe vëllait në veri

Është arrestuar M.B., i cili dyshohet se të premten në mëngjes ka privuar nga jeta babain dhe vëllain e tij binjak gjatë një përleshjeje.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë në një komunikatë për media ka bërë të ditur se me urdhër të prokurorit trupat e pajetë janë dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.


“Rreth orës 5 – 5.30 të mëngjesit në banesën në rrugën ‘Krajl Petri’ në Mitrovicë – Veri, i dyshuari M.B., për motive tani për tani të panjohura ka privuar nga jeta babain e tij M.B., dhe vëllain binjak U.B., me këtë i dyshuari ka kryer veprën penale ‘Vrasje e rëndë’ nga neni 173 paragrafi 1 pika 1.3 e 1.11 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Në bazë të hetimeve të para dyshohet se viktimat janë goditur në trup me thikë”, thuhet në komunikatë.

I dyshuari është arrestuar nga policia, dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit është ndaluar për 48 orë, dhe ndaj të njëjtit brenda afatit ligjor do të paraqitet kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit pranë Gjykatës Themelore në Mitrovicë.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.