Arrestohet i dyshuari për mashtrim me subvencione

Arrestohet i dyshuari për mashtrim me subvencione

Hetues policor të antikorrupsionit në Prishtinë, kanë arrestuar një person për vepër “mashtrim me subvencione dhe ushtrim të ndikimit”. I arrestuari, dyshohet se kishte përfituar dhjetëra mijë euro në mënyrë të kundërligjshme.


Në komunikatën e lëshuar nga policia, Drejtoria për Hetim të Krimeve Ekonomike e Korrupsion – Sektori  i Hetimeve të Korrupsionit, pas zhvillimit të hetimeve ka siguruar prova dhe dëshmi se personi i dyshuar me inicialet (XH.U.), përmes paraqitjes së dëshmive dhe të dhënave të rreme kishte ushtruar ndikim dhe përfitim të kundërligjshëm.

Pas intervistimit, i dyshuari me vendim të prokurorit kompetent është ndaluar për 48 orë për procedurë të mëtejme ligjore.

Lexo edhe

Video