Arrestohet i dyshuari për kanosjen ndaj deputetit Shala

Arrestohet i dyshuari për kanosjen ndaj deputetit Shala

Policia e Kosovës njoftoi se kanë identifikuar dhe më pas intervistuar të dyshuarin Sh.J. i cili dyshohet ta ketë kryer kanosjen, përmes rrjeteve sociale, ndaj deputetit të Nismës, Haxhi Shala.

Me vendim të prokurorit kompetent personi i dyshuar është liruar dhe rasti është proceduar në procedurë të rregullt.


“Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda e PK-së, pas pranimit të informatës së djeshme, një deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, përmes rrjeteve sociale, ka pranuar një mesazh kërcënues për jetën e tij, sot më 25.03.2020, zyrtarët policor kanë kontaktuar deputetin në fjalë dhe ka filluar hetimet policore”, thuhej ndër të tjera në komunikatën e Policisë së Kosovës.

Ndryshe, i dyshuari kishte kërcënuar me jetë duke i thënë se do të takohen sot në ora 10:00.

Lexo edhe

error: