Arrestohet edhe personi i dytë për posedim të narkotikëve

Arrestohet edhe personi i dytë për posedim të narkotikëve

Është arrestuar edhe një person për në Gjakovë me dyshimin e kryerjes së blerjes, posedimit, shitjes ose shpërndarjes së paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.

Policia ka treguar se kjo vie në kuadër të operacionit që është realizuar në muajin gusht ku ishte arrestuar S.M.


“Drejtoria për hetimin e trafikimit me narkotikë DHTN-Gjakovë, pas veprimeve operativo hetimore, sot me datë 17.09.2021 ka realizuar një operacion policor, i cili ndërlidhet me rastin e njëjtë të realizuar në muajin gusht të këtij viti, ku ishte arrestuar personi i dyshuar (S.M), për posedim të narkotikëve. Si rezultat i vazhdimit të hetimeve intensive, në bashkëpunim dhe koordinim me Gjykatën Themelore në Gjakovë, sot është arrestuar edhe personi i dytë (B.Sh.), nën dyshimin e bazuar për përfshirje në veprën penale ‘Blerja, Posedimi, Shitja ose Shpërndarja e Paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’”, thuhet në komunikatën për medie nga policia.

“Gjatë kontrollit të shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të personit të dytë (B.Sh.) janë gjetur dhe sekuestruar në cilësi të provave materiale, një (1) qese najloni e mbushur me substancë në formë pluhuri ngjyrë kafe e dyshuar për narkotik të llojit Heroin, me peshë 15 gram, po ashtu edhe njëqind e tridhjetë e tetë (138) qese najloni të mbushura me substancë në formë pluhuri ngjyrë kafe e dyshuar për narkotik të llojit Heroin, me peshë 15 gram, para të gatshme (145) euro dhe (30) Franga, dy (2) telefona mobil te llojit Samsung dhe dy (2) letërnjoftim dhe një (1) patentë shofer të personave tjerë që janë ndaluar nga i  dyshuari në këmbim të marrjes së Heroinës”, tregojnë policia.

Në lidhje me rastin për veprimet e ndërmarra është njoftuar prokurori i rastit, me vendim të të cilit edhe personi i dytë është dërguar në mbajtje.

Lexo edhe

Video