Është arrestuar edhe një person i cili dyshohet të jetë përfshirë në vrasjen e që ndodhi më 26 nëntor në Gllogjan të Komunës së Deçanit e ku mbetën të vrarë tre persona, prej tyre dy nxënës dhe shoferi i autobusit.
Policia në raportin 24 orësh ka njoftuar se personi i arrestuar me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Fsh. Gllogjan, Deçan (NN) 26.11.2021 – 18:58. Lidhur me rastin, me 04.02.2022 është arrestuar edhe një i dyshuar mashkull kosovar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh.
Më 11 dhjetor u arrestuan tre persona të cilët po ashtu dyshohet të jenë përfshirë në vrasjen e trefishtë në Gllogjan.
Kujtojmë që mbrëmjen e 26 nëntorit në Gllogjan, rreth orës 19:00 autobusi që po lëvizte nga Gjakova u sulmua derisa të vrarë mbetën ngasësi i autobusit dhe dy nxënës të shkollës së mesme.
Policia hodhi poshtë pretendimet se sulmi ka motive terroriste.
1 Koment
Komentet janë të mbyllura.