Arrestohet dy persona për kultivim të bimëve narkotike

Arrestohet dy persona për kultivim të bimëve narkotike

Hetuesit policorë nga  Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik-Ferizaj, pas pranimit të një informacioni për kultivimin të bimëve narkotike në fshatin Soponicë të Kaçanikut, të ndihmuar nga patrulla policore të Stacionit Policor-Kaçanik, në një sipërfaqe malore kanë gjetur 14 bimë që dyshohet të jenë kanabis-sativa.

Policia ka identifikuar dy persona të dyshuar: A.D., (v.l. 1997, mashkull kosovar) dhe A.D., (v.l. 2000, mashkull kosovar). Në konsultim me kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore Ferizaj dhe me urdhër verbal të gjyqtares së procedurës paraprake duke vepruar në rrethana të ngutshme, në afërsi të lokacionit të bimëve është kryer kontrolli i shtëpisë së personave të lartshënuar.


 Gjatë kontrollit të shtëpisë janë gjetur dy paketime që dyshohet të jetë substancë narkotike marihuanë, një mulli për bluarjen e marihuanës, një revole me leje me dy karikatorë pa fishekë. Personat e lartshënuar janë arrestuar, janë shoqëruar në stacion policor, janë intervistuar dhe me aktvendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Me urdhër të prokurorit, bimët shkatërrohen në vendngjarje, kurse mostra të tyre merren për ekzaminim.

Lexo edhe

Video