Sot është konfirmuar se Ismajl Morina, i njohur ndryshe me nofkën “Ballisti”, është arrestuar nga autoritetet shqiptare.
Lajmi është konfirmuar nga vetë faqja zyrtare e “Ballistit”, ku në komunikatë këtë gjë e ka cilësuar si akt komunist nga Beogradi, përcjell KosovaPress.
Postimin e “Ballistit” e gjeni më poshtë.
“Sot,date 25/05/2022,ora 09:30, autoritetet e “rILINDJES” arrestojnë ISMAIL MORINËN në Kukës.
Perzekutimi vazhdon në simbiozën e etërve të tyre komunist me urdhën nga BEOGRADI i Miladinve ndaj shpirit te lirë.
Për çdo ndodhi të metejshme do u informojmë!
Rroftë shpirti i Shqiptarit!!
ZOTI është SHQIPTAR!!!”, shkruante në postimin e “Ballistit” në “Facebook”.