Arrestohet anëtari i Kryesisë së OVL UÇK-së, Faik Fazliu

Arrestohet anëtari i Kryesisë së OVL UÇK-së, Faik Fazliu

Anëtari i Kryesisë së OVL e UÇK-së, Faik Fazliu është arrestuar mbrëmë rreth orës 22:40 në rrugën “Tranziti i Ri” në Prizren.

Këtë lajm për KosovaPress e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollajt.


Ai ka thënë se i dyshuari ka kërcënuar verbalisht zyrtarët policorë, derisa këta të fundit po asistonin në kontrollimin e një lokali (kafiteri) së bashku me inspektoret e AUV-it, lidhur me mosrespektimin e masave antiCovid19.

“I dyshuari F. F lindur në vitin 1977, ka kanosur verbalisht personin zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare. Zyrtarët policorë po asistonin në kontrollimin e një lokali (kafiteri) se bashku me inspektoret e AUV-it, lidhur me mosrespektimin e masave antiCovid19. I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Prizren. I dyshuari është intervistuar nga hetuesi kujdestar dhe me aktvendim të Prokurorit iniciohet rasti  për “Kanosje ndaj personit zyrtar” dhe i dyshuari të ndalet në Qendrën e mbajtjes për 48 orë. Rasti është nen hetime’, ka thënë Osmanollaj në një përgjigje me shkrim.

Lexo edhe

Video

2 Comments

Komentet janë të mbyllura.