Arrestohet 68-vjeçari që shiste sprej e pranga në Mitrovicë

Arrestohet 68-vjeçari që shiste sprej e pranga në Mitrovicë

Policia e Kosovës sot ka arrestuar një person në Mitrovicë, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale mbajtje në pronësi, posedim kontroll dhe shfrytëzim i paautorizuar i armëve.

Arrestimi i shtetasit kosovar U.S. (68), është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe provave të siguruara pasi i njëjti në rrugën “Adem Voca” në Mitrovicë, është hasur në treg duke shitur gjëra të paautorizuara.


Në cilësi të provave materiale nga i dyshuari janë konfiskuar 11 sprej, pesë shufra metalike dhe tri palë pranga.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të rastit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tij është iniciuar hetim për veprën penale mbajtje në pronësi, posedim, kontroll dhe shfrytëzim i paautorizuar i armëve.

Lexo edhe

Video