Arrestohet 55 vjeçari në Ferizaj, rrahu bashkëshorten

Arrestohet 55 vjeçari në Ferizaj, rrahu bashkëshorten

Stacioni policor në Ferizaj, mbrëmë rreth orës 23:00 ka pranuar një informacion se në rrugën ‘’12 Qershori’’ në Ferizaj është një rast i dhunës në familje.


Menjëherë janë marrë masat e nevojshme dhe është arrestuar personi me inicialet Q.T  i moshës 55 vjeçar, i cili si shkak i një mosmarrëveshje i shkakton lëndime trupore bashkëshortes së tij me inicialet  H.F  e moshës 45 vjeçare, e cila për ndihmë mjekësore dërgohet në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pas intervistimit nga hetuesit policor të Njësisë së Dhunës në Familje,  me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ‘’ Dhunë në familje & Lëndim trupor’’.

Lexo edhe

Video