Arrestohet 29-vjeçari në Ferizaj, kanosi ish-bashkëshorten

Arrestohet 29-vjeçari në Ferizaj, kanosi ish-bashkëshorten

Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, mbrëmë rreth orës 22:30 ka pranuar një informacion se në rrugën “Ahmet Kaçiku” në Ferizaj është një rast i kanosjes.

Në lidhje me këtë, policia i ka marr veprimet e nevojshme dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet A.B, mashkull, i moshës 29 vjeçar, i cili pas një grindje, kishte kanosur ish-bashkëshorten e tij me inicialet R.B., femër, e moshës 25 vjeçare.


I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pas intervistimit nga ana e policisë,

Sektori i Dhunës në Familje, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, është dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ‘’ Kanosje’’.

Lexo edhe

Video