Arrestohet 27 vjeçari, kërkohej për grabitje

Arrestohet 27 vjeçari, kërkohej për grabitje

Stacioni policor në Ferizaj në bazë të një informacioni inteligjent të pranuar, ka arritur që sot të arrestojë një person me inicialet V.D të moshës 27 vjeçar.


Sipas Policisë, ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj , për veprën penale ‘’Grabitje’’, me dënim burgimi prej gjashtë muajve.

“Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit. Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj , do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës”, thuhet në njoftim.

Lexo edhe

Video

error: