Arrestohen tre të dyshuar për rastin vrasje në tentativë

Arrestohen tre të dyshuar për rastin vrasje në tentativë

Policia në Prishtinë sot në orët e pasdites arrestoi tre të dyshuar të cilët ishin shpallur në kërkim për rastin vrasje e mbetur në tentativë të ndodhur më datë 24 tetor 2020 në rrugën “Isa Boletini” në Prishtinë.

Në këtë ngjarje lëndime të rënda trupore, nga mjete të mprehta kishin marrë dy viktima të cilët ishin trajtuar në QKUK.


Të tre të dyshuarit që janë arrestuar sot janë 22-vjeçari B.GJ., 20-vjeçari A.GJ. dhe 20-vjeçari tjetër E.T., që të gjithë shtetas të Republikës së Kosovës.

Me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh për procedim të mëtejmë nën dyshimin për veprën vrasje në tentativë.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: