Arrestohen tre persona për përfshirje në kontrabandë me emigrant dhe mallra

Arrestohen tre persona për përfshirje në kontrabandë me emigrant dhe mallra

Janë arrestuar tre persona për përfshirje në kontrabandë me emigrant dhe mallra.

“Departamenti i Policisë Kufitare, gjatë realizimit të detyrave dhe aktiviteteve të përditshme, ka iniciuar dy rate: ‘kontrabanda me mallra’ dhe ‘kontrabanda me emigrant’, ka arrestuar tre të dyshuar dhe ka konfiskuar mallra të kontrabanduar. Po ashtu, ka trajtuar sipas procedurave nëntë emigrantë. Kontrabanda me mallra: Njësia patrulluese e policisë kufitare, më  20.04.2021 rreth orës 19:00 min, në zonën kufitare mbi fsh. Korminjan KK Ranillug, kanë arrit t’i ndalojnë tre traktorë me rimorkio të improvizuara të cilët kishin ardhur nga Serbia për në Republikën e Kosovës”, thuhet në komunikatë për media nga Policia e Kosovës.

Të dyshuarit kishin përdorur rrugë ilegale për të kontrabanduar mallrat e paligjshme.

Me këtë rast policia ka konfiskuar:

–              Birra, 222 arka x 20 shishe 0.5 litërshe (2220 litra në total)

–              Laptop të përdorur gjithsej 51 copë

–              Rregullator për laptop 98 copë


–              Tastatura për laptop te përdorura  39 copë

–              Pula të gjalla  53 copë

–              Neskafe 3/1   1 pako me gjithsej  180 copë

–              Sallame 14 copë me peshe prej  4.683 gram

–              Rafte metali 15 copë dhe

–              13 artikuj ushqimor  248 copë.

Me aktvendim të prokurorit njëri i dyshuar dërgohet në mbajtje, dy të tjerë lirohen në procedurë të rregullt.

Kontrabanda me emigrant: Zyrtarët policorë, në Pikën e Kalimit Kufitar Hani i Elezit,  më 21.04.2021, në ora 11:10 në hyrje  në Terminalin Doganor kanë kontrolluar me prisje të veçantë (zbulues të pranisë së njerëzve në automjete) një kamion që drejtohej nga: S.N. (viti i lindjes 1976, shtetas i Serbisë), i cili vinte nga Greqia.  Gjatë kontrollimit, pas sinjaleve të mara është vendosur që rimorkio të hapet për kontroll. Pas kontrollit, në rimorkion e kamionit janë hasur nëntë emigrant pa dokumente identifikimi. Rasti është trajtuar ne koordinim me prokurorin kujdestar.

Lexo edhe

Video

error: