Arrestohen tre persona për lëndim trupor në Shtime

Arrestohen tre persona për lëndim trupor në Shtime

Tre persona rrahin një tjetër në Shtime dhe largohen.

Policia ka njoftuar se viktima është dërguar fillimisht në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtime e më pas për tretman të mëtutjeshëm mjekësor në Qendrën Emergjente në Ferizaj.


Hetuesit policor kanë arritur të identifikojnë personat e dyshuar, vendin e ndodhjes së tyre dhe ti arrestojë tre të dyshuarit të përfshirë në këtë rast.

‘Policia e stacionit në Shtime, dje rreth orës 18:50 ka pranuar një informacion se në rrugën ” Anton Çetta” në Shtime është një rast të lëndimit  trupor, ku një person D. A (M/K) i moshës 25 vjeçar kishte pësuar lëndime trupore nga sulmet fizike, nga tre persona të cilët më pas ishin larguar nga vendi i ngjarjes. I lënduari D.A për ndihmë mjekësore është dërguar fillimisht në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtime e më pas për tretman të mëtutjeshëm mjekësor është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj. Në lidhje me këtë policia e rendit e më pas edhe hetuesit e stacionit të policisë në Shtime i kanë marrë veprimet e nevojshme dhe nën autorizim të Prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj i kanë nisur hetimet. Pas një pune hetimore intensive në terren, rreth orës 22:00 hetuesit policor kanë arritur të identifikojnë personat e dyshuar, vendin e ndodhjes së tyre dhe ti arrestojë tre të dyshuarit të përfshirë në këtë rast. Të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin e policisë në Shtime dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të Prokurorit të rastit, personat:  N.A (M/K) i moshës 44 vjeçar, A.A (M/K) i moshës 23 vjeçar dhe A.A (M/K) i moshës 21 vjeçar janë në dërguar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ” Lëndim i lehtë trupor”, thuhet në raportin e policisë.

Lexo edhe

Video