Arrestohen tre persona për fajde, kanosje dhe detyrim

Arrestohen tre persona për fajde, kanosje dhe detyrim

Tre persona të dyshuar janë arrestuar dje në Prizren për tri vepra penale “Fajde”, “Kanosje” dhe “Detyrim”.

Policia sot ka informuar se arrestimi i të dyshuarave është bërë pas aplikimit të masave të fshehta teknike të përgjimit dhe të vëzhgimit.


“Pas një pune intensive operative- hetimore , zyrtaret policor te Sektori i Hetimeve Rajonale te Prizrenit nen mbështetje edhe te njësive tjera policore ,me date 22.11.2022 rreth orës 18:30 kane lokalizuar vendqëndrimin e tyre dhe kane arrestuar te dyshuarit A.H. ( 43 vjeç ) ,A.R. ( 34 vjeç ) dhe E.M.( 37 vjeç) për shkak te ekzistimit te dyshimit te arsyeshëm për kryerje te veprave penale te “ FAJDE”,” KANOSJA”, dhe “ DETYRIMI”.Me urdhër verbal te Prokuror i Shtetit dhe ne prezence te avokat mbrojtës ,është kryer edhe kontroll ne objektet e banimit te personave te dyshuar me ç ‘rast janë sekuestruar dëshmi –dokumente relevante qe mbështesin dyshimet për përfshirjen e tyre ne kryerje te këtyre veprave penale.”, ka informuar Policia.

Me aktvendim me shkrim të Prokurorit të Shtetit, tre të dyshuarave u është shqiptuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve./KosovaPress

Lexo edhe

Video