Arrestohen tre persona për drogë në Skenderaj

Arrestohen tre persona për drogë në Skenderaj

Tre persona janë arrestuar në Skenderaj për posedim të substancave të dyshuara narkotike.

Tre personat u arrestuan në dy raste të ndara në Skenderaj.

Dy persona u arrestuan në fshatin Rakinicë të Skenderajt, ku gjatë kontrollit janë gjetur substanca narkotike në sasi 4.2 gr.

“Në orët e mbrëmjes  të datës 17 nëntor  2021, njësitet   policore në dy raste të ndara në zonën e Skenderajt,  kanë arrestuar tre  persona të dyshuar për  posedim të  substancave  të dyshuara narkotike. Arrestimi i dy të dyshuarve të parë, është realizuar në  fshatin Rakinicë të Skenderajt, pasi njësia policore ka ndaluar veturën me targa vendore, ku gjatë kontrollit tek dy personat e dyshuar është gjetur dhe sekuestruar substancë  e dyshuar narkotike ne sasi 4.2 gr”, thuhet në njoftimin e policisë.


Personi i tretë është arrestuar në Runikë të Skenderajt.

“Ndërsa arrestimi i të dyshuarit të tretë,  është realizuar në kohën kur një Njësi Policore e Trafikut po realizonte një pikë kontrolli në fshatin Runikë të Skenderajt, me ç’ rast gjatë kontrollit të një veture, dhe kontrollit të  detajuar te personi i dyshuar është  gjetur dhe sekuestruar  një sasi prej 0.5 gr, substancë e dyshuar narkotike”, thuhet në komunikatën e policisë.

Personat e arrestuar,  pas  intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt. Hetimet e mëtejme lidhur me rastin do ti zhvilloj njësia përkatëse  hetimore.

Ndaj të dyshuarve janë iniciuar raste për vepër penale ‘Posedimi i  paautorizuari  i substancave narkotike’.

Lexo edhe

Video

error: