Arrestohen pesë persona për përfshirje në rrahje

Arrestohen pesë persona për përfshirje në rrahje

Policia ka njoftuar se rreth orës 07:00 në Komoran ishin përfshirë në rrahje pesë persona.

Në këtë rast, nga mjete të forta (shufra metali) , janë lënduar të gjithë personat e përfshirë.


Personat e lënduar pas trajtimit të nevojshëm mjekësor dhe më pas intervistimit nga ana e policisë me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje.

“Sot rreth orës 07:00, kemi pranuar informatën për një rrahje në Komoran, ku kanë qenë të përfshirë pesë persona. Në këtë rast, nga mjete të forta (shufra metali) , janë lënduar të gjithë personat e përfshirë. Personat e lënduar pas trajtimit të nevojshëm mjekësor dhe më pas intervistimit nga ana e policisë me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje. Ndaj tyre është iniciuar rast për veprën lëndim trupor”, ka njoftuar policia.

Lexo edhe

Video