Arrestohen një kosovar e një serbe të dyshuar për prostitucion

Arrestohen një kosovar e një serbe të dyshuar për prostitucion

Një grua me nënshtetësi të Serbisë, bashkë me një person me nënshtetësi të Kosovës, janë arrestuar nën dyshimin për kryerjen e prostitucionit.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës me anë të një komunikate për media, duke thënë se me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.


Rasti është inicuar si mundësim ose detyrim me prostitucion.

“Gjilan 26.09.2022-20:05. Janë arrestuar dy të dyshuar, një mashkull kosovar dhe një femër shtetase e Serbisë, nën dyshimin se të njëjtit në bashkëveprim kanë kryer veprën penale  të lartcekur. Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lexo edhe

Video