Arrestohen gjashtë persona për fajde

Arrestohen gjashtë persona për fajde

Prokuroria Themelore në Pejë dhe Prokuroria Themelore në Gjakovë, në koordinim me Policinë e Kosovës, përkatësisht Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar në Prishtinë dhe Stacionin Policor në Pejë, pas zbatimit të hetimeve disa mujore, dje dhe sot janë arrestuar 6 persona të dyshuar se kanë kryer vepra penale të fajdesë.

Pesë persona janë ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit të shtetit në kompetencën territoriale të Prokurorisë Themelore të Pejës, ndërsa një person i dyshuar është ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit të shtetit në kompetencën territoriale të Prokurorisë Themelore të Gjakovës.


Gjatë fazës hetimore, janë kontrolluar disa lokacione në Pejë, Deçan dhe Gjakovë, nga të cilat janë sekuestruar katër vetura, telefona, dokumente, armë, para dhe prova tjera, si dhe janë bllokuar disa xhirollogari bankare të dyshuarave për shkak të fajdeve.

Ky rast ka ardhur si rezultat i bashkëpunimit me qytetarët të cilët kanë raportuar personat e dyshuar që merren me veprimtarin e fajdesë.

Lexo edhe

Video