Arrestohen dy zyrtarë të sigurimit të terminalit doganor në Merdare

Arrestohen dy zyrtarë të sigurimit të terminalit doganor në Merdare

Janë arrestuar dy të  zyrtarë të sigurimit të terminalit doganor në Merdare të Podujevës.

Të dy personat dyshohet se në depon e terminalit doganor kanë vjedhur cigare të cilat ishin konfiskuar nga dogana, meqë ishin të padoganuara.


Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmjen e 25 tetorit ishte thyer muri i objektit të depos ku edhe ndodhi vjedhja.

Me urdhër të prokurorit të dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Fsh. Merdare, Podujevë 25.10.2021 – 20:37. Është raportuar se në terminalin doganor është thyer muri  prapa objektit dhe nga depoja janë vjedhur cigare të cilat ishin konfiskuar nga dogana pasi ishin të pa doganuara. Në vendin e ngjarjes kanë dalë  të gjitha njësitë përkatëse dhe janë  arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar ë, zyrtar ë të sigurimit të terminalit, të cilët me vendim të prokurorit  janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Lexo edhe

Video