Arrestohen dy të rinj, sulmuan fizikisht zyrtarët policorë

Arrestohen dy të rinj, sulmuan fizikisht zyrtarët policorë

Policia e Kosovës ka arrestuar të hënën dy të rinj, njëri nga ta i mitur, pasi të njëjtit kishin sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se sulmi që ndodhi në Prishtinë kishte ardhur pas shqiptimit të gjobës për kundërvajtje në trafik ndaj njërit prej të rinjve.


“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë,  njëri i mitur,  për shkak se i kishin sulmuar fizikisht dy zyrtarët policorë, të cilët kanë qenë në kryerje të detyrës, pasi zyrtarët policorë njërit prej të dyshuarve ia kishin shqiptuar një gjobë për kundërvajtje në trafik”, thuhet në komunikatë.

Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje 48 dhe 24 orë.

Lexo edhe

Video