Arrestohen dy të dyshuar për vrasjen e 22-vjeçarit në Mitrovicë

Arrestohen dy të dyshuar për vrasjen e 22-vjeçarit në Mitrovicë

Janë arrestuar dy persona të dyshuar për vrasjen e 22 vjeçarit që ndodhi më 12 shkurt të këtij viti në rrugën “Bislim Bajgora” në Mitrovicë.

Policia ka njoftuar se të arrestuarit janë L.S 31-vjeçar dhe V.S 25-vjeçar.


“Në orët e mbrëmjes së datës  19 shtator 2021,  nga ana e hetuesve policor janë arrestuar  dy të dyshuarit  L. S. 31 vjeçar dhe V.S., 25 vjeçar, të dy shtetas të Republikës së Kosovës. Dy të dyshuarit kohë më parë,  janë shpallur në kërkim  policor si të dyshuar për veprën penale ’Vrasje e rëndë”, e ndodhur më datën  12 shkurt 2021, në rrugën “Bislim Bajgora” në Mitrovicën e Jugut, ku si pasojë e plagëve të marra nga arma zjarrit ka vdekur viktima M. K., i moshës 22 vjeçar”, thuhet në komunikatën për media nga Policia e Kosovës.  

Si prova materiale  nga dy të dyshuarit janë sekuestruar dy armë të shkurta,  të llojit pistoleta të cilat dyshohen të jenë përdorur në veprën penale ‘Vrasje e rëndë.

Ndërsa pas intervistimit me aktvendim të prokurorit të rastit, dy të dyshuarve u është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë.

Lexo edhe

Video