Arrestohen dy të dyshuar për armëmbajtje pa leje në Mitrovicë

Arrestohen dy të dyshuar për armëmbajtje pa leje në Mitrovicë

Policia e Kosovës në Mitrovicën e Jugut ka arrestuar sot dy persona të dyshuar për veprat penale armëmbajtje pa leje, lëndim i lehtë trupor dhe dëmtim i pasurisë.

A. Th. (24) dhe E. Th. (24), shtetas të Kosovës, janë arrestuar mbi dyshime të  provave të siguruara se më 4 prill 2022 në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicë, nën kërcënimin e armës kanë sulmuar fizikisht një person duke i shkaktuar lëndime trupore.


Lidhur me rastin në cilësi të provës material nga të dyshuarit është sekuestruar një armë e gjatë pushkë automatike.

Pas procedurave të intervistimit, me urdhër të prokurorit, dy të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit 48 orë.

Lexo edhe

Video