Arrestohen dy persona të kërkuar

Arrestohen dy persona të kërkuar

Policia e Ferizajt, në bazë të një informacioni inteligjent të pranuar, ka arritur që të arrestojnë dy persona me inicialet A.RR, ( M/K),  48 vjeçar dhe S.RR (M/K) 44 vjeçar.

Ata ishin të kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj, për veprën e njëjtë penale ‘’Sulm ndaj personit zyrtar’’, me dënim burgimi, njëri prej tetë (8) muajve dhe tjetri prej katër (4) muajve.


Pas kompletimit të dokumentacionit, të njëjtit dërgohen në vuajtje të dënimit.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, thotë se do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës.

Lexo edhe

Video