Arrestohen dy persona të kërkuar nga gjykata në Suharekë

Arrestohen dy persona të kërkuar nga gjykata në Suharekë

Policia e Kosovës sot rreth orës 09:00, në Suharekë ka arrestuar të dyshuarin A.S., (28), i cili ishte në kërkim për veprën penale mashtrim nga datat 12.01.2021.

I njëjti është shoqëruar Prokurorinë Themelore në Prizren dhe me urdhër të prokurorit kujdestar i njëjti ndalohet për 48 orë.


Po sot, rreth orës 10:15, në Suharekë është arrestuar N.M. (48), ndaj të cilit Gjykata Themelore në Prizren/Dega në Suharekë kishte lëshuar urdhëresë.

Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresës së gjykatës, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në kohë zgjatje prej 3 muajve burgim.

Lexo edhe

Video