Arrestohen dy persona të dyshuar për dhunim në Mitrovicë

Arrestohen dy  persona  të dyshuar për dhunim në Mitrovicë

Dy persona janë arrestuar në Mitrovicë me dyshimin e kryerjes së veprës penale “dhunim”.

Drejtoria e Policisë në Mitrovicë kanë njoftuar se viktima femër është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminim mjekësor.


“Një rast i veprës penale ,,Dhunimi” është raportuar me datë 18.05.2021 në Mitrovicë, ndërsa pas veprimeve hetimore nga ana e Sektorit Rajonal të Hetimeve pranë DRP-Mitrovicë Jugu dhe të Prokurorit të shtetit për të mitur të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, me datë 19.05.2021 është arritur që të identifikohen dhe në bazë të dyshimeve të bazuara të arrestohen dy persona me dyshimin se kanë kryer veprën penale të dhunimit ndaj viktimës femër e moshës së mitur. Me vendim të prokurorit viktima e këtij rasti është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminim mjekësor, ndërsa pas intervistimit të të dyshuarve, ndaj tyre është caktuar masa e ndalimit policor”, njoftojnë nga policia.

Hetuesit policorë në bashkëpunim me prokurorin për të mitur do t`i vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë rast.

Lexo edhe

Video

error: