Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Arrestohen dy persona për vjedhje në Fushë Kosovë

Arrestohen dy persona për vjedhje në Fushë Kosovë

Mbrëmë rreth orës 22:30 njësitet policore të stacionit të Fushë Kosovës, kanë arrestuar dy persona të dyshuar për vjedhje të rënda.


Rasti për të cilin është arrestuar i dyshuari K. A . mashkull, 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, ka ndodhur me datën 08.04.2021 në një lokal në rrugën “Abedin Sogojeva” në Fushë Kosovë.

”Gjatë kryerjes së kontrollit në vendbanimin e të dyshuarit, hetuesit policor përveç disa provave materiale që ndërlidhen me rastin e sipër shënuar, kanë hasur në personin e kërkuar nga Gjykata Themelore M.G. femër, 19 vjeç, shtetase e Republikës së Kosovës . Me urdhër të prokurorit të shtetit personi i dyshuar K.A është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, ndërsa e dyshuara M.G. sipas urdhëresës së gjykatës, është dërguar në Qendrën Korrektuese në Lipjan, për vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Lexo edhe

Video

error: